Florian Marku ka marrë një tjetër fitore spektakolare në ring, kësaj radhe ndaj Dylan Moran.
Boksierit shqiptar iu nevojitën vetëm 54 sekonda për të marrë fitoren e radhës, pasi goditjet e njëpasnjëshme që i dha kundërshtarit bën që Moran të bie ‘në gjumë’.
Florian Marku zakonisht kur futet në ring futet me këngë patriotke, pasi ai e ka thënë se ato gjithmonë e motivojnë për të dhënë më të mirën.
Por kësaj radhe ai ndryshoi dhe nuk u fut në ring me këngë patriotike.
Marku zgjodhi lutjet mbi Pejgamberin, duke hyrë në ring me besimin në Zot për një rikthim të fuqishëm.
Kjo video është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë mbështetje, megjithëse nuk mungojnë komentet që i sugjeronin Markut sërish këngë patriotike, pa përfshirë fenë në sport. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rEemIoBsVR8&t=12s