Telegrafi

Florian Marku nuk njeh kundërshtar, rrëzon rumunin pas dy raundesh në MMA

Florian Marku ka arritur të shënojë fitore ndaj rumunit Vranceanu Ion.

Luftëtari shqiptar i arti marciale ishte dominues edhe në raundin e parë ku grushtoi shumë mbi rumunin.

Në raundin e dytë ai tregoi që është i pamposhtur në MMA.

Ai ka folur pas ndeshjes duke treguar se ëndrra e tij është të arrijë në UFC.

“Qëllimi është që të arrijë në UFC. Shumë persona kanë ëndërruar që të jenë atje, por unë do të jem atje”.

“E patë që ai nuk më sulmoi aq. Kam pritur që do ta rrëzoj pas një raundi, por edhe kështu mirë. U tregua i fortë”.

“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Jam stërvitur në Suedi me Ilir Latifin dhe dua ta falënderoj”, deklaroi Marku.

Ndeshja u zhvillua në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishte e mbushur me tifoz. /Telegrafi/