Telegrafi

Florian Marku nokauton Tommy Broadbent për fitoren e katërt me radhë

Foto: Florian Marku/Facebook

Florian Marku ka fituar bindshëm ndaj Tommy Broadbent, pasi e ka nokautuar në raundin e katërt në meçin që u zhvillua në Londër.

Boksieri shqiptar ka shënuar fitoren e katër me radhë në po aq përballje, e që është shprehur mjaft i lumtur me suksesin e arritur.

“Fitova në raund të katërt. Kundërshtari më shumë ka vrapuar se sa ka boksuar. Ne vazhdojmë përpara me kokën lartë. I falënderoj të gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm në ndeshje. Shihemi prapë më 20 shtator”, ka shkruar Marku në llogarinë e tij në Facebook.

Floriani e kishte paralajmëruar Broadbentin para meçit që të mos flasë shumë, pasi do ta nokautonte dhe pikërisht ashtu edhe ndodhi.

“Ky djalë ka folur shumë, por nesër do t’ia mbyll gojën”, kishte thënë boksieri para përballjes.

Marku kishte paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa nokauti në raundin e katërt e tregon më së miri. /Telegrafi/