Boksieri shqiptar, Florian Markut, është kthyer në ring me fitore, duke e arritur që në raundin e parë.
Marku e filloi meçin në sulm që në fillim, duke dhënë goditje të sakta drejt boksierit anglez Muma Mweemba.
Ai nokautoi brenda dy minutave tri herë Mweemban, duke bërë kështu një rikthim të madh.
WOW! Marku Stops Mweemba in the first! #TuesdayNightFightNight pic.twitter.com/RM12eSL5oq
— BOXXER (@boxxer) November 10, 2020
Marku iu kthye ringut pas 11 muajve, pasi kishte lënduar dorën dhe ishte futur në operim.
Official Result: Florian Marku def. Muma Mweemba via TKO at 1:41 of the 1st Round#TuesdayNightFightNight pic.twitter.com/RHLfqlk1xm
— BOXXER (@ultimateboxxer) November 10, 2020
Ai ka deklaruar se për këtë ndeshje ka bërë përgatitje të madhe, derisa synon që t’i arrin majat në kategorinë e lehtë të boksit.
Marku e ka provuar vetën edhe në MMA dhe kik-boks. /Telegrafi/