Talenti shqiptar i Grasshopper, Florian Kamberi, ka ndërruar mjedis duke kaluar në Bundesliga 2.
Sulmuesi ka kaluar te skuadra e Karlstruher si huazim me të drejtë blerje për 2 milionë euro.
Kamberi është një sulmues i talentuar dhe ka shënuar disa gola të rëndësishëm për klubin dhe Zvicrën U-21.
Nesër pritet të bëhet prezantimi. /Telegrafi/