Site icon Telegrafi

Florian Kamberi mund të rikthehet në futbollin gjerman, një ofertë e rëndësishme nga Bundesliga 2 për të

Florian Kamberi mund të rikthehet përsëri të luaj në futbollin gjerman.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte kaluar dy vite në Skoci me Hibernian e Glasgow Rangers, para se të rikthehej në verën e vitit 2020 në kampionatin zviceran.

Aktualisht sulmuesi shqiptar është pjesë e ST Gallen, por në nëntë ndeshje nuk ka gjetur ende rrugën e golit.

Mediat zvicerane dhe ato gjermane kanë raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në futbollin gjerman.

VFL Bochum është skuadra që ka bërë ofertë për shqiptarin dhe ajo ofertë është duke u shqyrtuar nga ai.

Ekipi bardhekaltër janë në pozitën e dytë në Bundesliga 2 dhe ndër skuadrat favorite së bashku me Hamburgun për tu inkuadruar në elitën e futbollit gjerman.

Besohet se largimi i Kamberit nga St Gallen mund të ndodh për shumën e një milionë eurove.

Vlen të përmendet se Kamberi kishte kaluar një edicion në futbollin gjerman, kur në vitin 2016 ishte i huazuar tek Karsluher nga Grasshopper. /Telegrafi/

Exit mobile version