Florian Dushi nuk do të jetë më përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin vetë Dushi.
“Po jam tërhequr për shkak të zgjedhjes sime si anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe synimit tim që të jem pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së për deputet”, pohoi ai.
Dushi theksoi se ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë në KQZ.
Për largimin e Dushit nga KQZ, ka folur edhe kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Është çështje teknike. Besoj se do të rregullohet shumë shpejt ajo punë. LDK ka aq shumë kuadro sidomos në një fushë të tillë, kështu që ka aq shumë mundësi për të zgjedhur”, ka thënë Osmani sot gjatë një vizite te Parku i Bizneseve në Drenas.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhje.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojnë afro 6 milionë euro. Po ashtu në këto zgjedhje do të jenë katër qendra të votimit më pak./Telegrafi/