Kabinetit të Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër.
Bëhet fjalë për Florian Dushin, i cili është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Harjedin Kuçi, takoi sot zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushi, të cilin e uroi për detyrën e re
Kuçi shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen që së bashku t’i qojnë përpara projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi.
Në një njoftim thuhet se zëvendësministri Dushi falënderoi për pritjen dhe e siguroi Zëvendëskryeministrin se do të jap kontributin e tij në këtë fushë