Telegrafi

Florian Beqiri nis xhirimet e klipit të ri

Pas sukseseve të një pas njëshme Brick Records në krye me Adrian Gaxhën nuk e ka në plan të ndalet.

Derisa po shijojnë mbështetjen e fansave në këngën ‘Money’ të cilën ditë më parë e sollën Lindoni dhe Adriani, ky i fundit tashmë po punon edhe në vizualizimin e këngës së Florianit.

Për më shumë, Adriani në një bisedë për RTV Dukagjinin ka treguar se “kënga e Florianit ka prekur finalizimin”

Më tutje ka treguar se është duke u xhiruar videoklipi, i cili sipas këngëtarit pritet të jetë në duart e publikut ditën e shtunë.