Pas festimit grandioz të 10 vjetorit, Duplex Premium e ka filluar hatashëm sezonën e verës.
Mbrëmë, me performancën e Florit, Klajdit dhe Vickyt, Prishtina pati mundësi të përjetonte një natë të paharrueshme. Në fakt, musafirë nga vendi e rajoni ishin mbledhur për të përjetuar performancën live të artistëve, të njohur për publikun si më të mirët kur vie fjala te eventet e jetës së natës.
E kur më të mirët, Duplex Premium e Flori bëhen bashkë, nuk ka çfarë të ndodhë tjetër përveq mrekullive.
Perfomanca e shkëlqyeshme, komunikimi me publikun, tranzicioni nga një këngë në tjetrën, ndjenja patriotike që krijohej në sallë, sidomos pak kohë para lojës së Kombëtares, i bënë publikun që ta përcjellin çdo këngë, duke kënduar njëzëri e vallëzuar pa mbarim.
Orët e hershme të mëngjesit e gjetën Duplex Premium të mbushur plot, e artistët duke krijuar atmosferë parreshtur.
Ishte një natë për të mos u harruar, një natë spektakli e kënaqësie që vetëm Duplex Premium di ta ofroj.