Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu ka vazhduar takimet me qytetarë në komuna të ndryshme.
Ajo ishte në një takim me banorët e fshatrave Dumnicë dhe Llaushë. Zejnullahu mori mbështetje nga banorët atje.
“Dumnica dhe Llausha gjithmonë në mbështetje të PDK-së. #mamirë me Bedri Hamzën Kryeministër”, shkroi Zjenullahu në Facebook, e cila në listën e PDK-së mban numrin 33.
Pas Dumnicës dhe Llaushës, Zjenullahu zhvilloi takim edhe me banorët e Kërpimehit, ku tha se banorët e këtij fshati janë të vendosur për Bedri Hamzën kryeministër.
“Kërpimehi me rrethinë të vendosur për Bedri Hamzën Kryeministër.Faleminderit për mbështetjen!”, tha Zejnullahu.
Nga aty kandidatja për deputete e PDK-së, vizitoi organizatën joqeveritare “Rreze Jete” në Prishtinë.
Zejnullahu u shpreh se Bedri Hamza si kryeministër do të jetë në krah të grave, duke garantuar politika të qarta për barazi dhe zhvillim. /Telegrafi/