Telegrafi

Florentino: Real Madridi është prapa Vilanovas

Ishte konfirmuar të mërkurën se 44 vjeçari edhe një herë po vuan nga tumori dhe ai iu nënshtrua edhe operacionit. Nuk dihet ende sakt se kur do të kthehet në stol Vilanova.

“Është një ditë shumë pikëlluese dhe të gjithë janë shokuar. I gjithë Real Madridi, jo vetëm unë, Mourinho, lojtarët dhe tifozët i dëshirojnë atij shërim të shpejtë”.

“Unë dua të uroj më të mirën edhe për familjen e tij. Vilanova mund ta luftosh këtë betejë, mund të fitosh dhe do të fitosh”, ka deklarura Florentino Perez. /Telegrafi/