Florentino Perez ka zbuluar se Real Madridi nuk po nxiton të transferojë Kylian Mbappen dhe mund të bëjë një veprim për superyllin e Paris Saint-Germain verën e ardhshme.
Mbappe, 21 vjeç, është vendosur si njëri nga yjet më të mëdha në Evropë dhe është lidhur shumë me Los Blancos kohëve të fundit.
Por, fituesi i Kupës së Botës me Francën, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, do të duhej të paguhet mbi 200 milionë euro në rast transferimi.
Perez, 73 vjeç, ka sugjeruar që nuk do të ketë ‘asnjë nënshkrim të madh këtë verë’, por ai nuk pranoi të përjashtonte një veprim për Mbappen.
Florentino Perez: "No habrá grandes fichajes este verano. Mbappé? Puede esperar. No le puedo pedir a los jugadores que se bajen el sueldo y luego hacer un gran fichaje".
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) July 16, 2020
“Nuk do të ketë asnjë nënshkrim të madh këtë verë”, ka thënë fillimisht Perez.
“Mbappe? Mund të presë. Nuk mund t’u kërkoj lojtarëve të ulin pagat e tyre dhe pastaj të bëjmë një nënshkrim të madh”, përfundoi presidenti i Realit.
Mbappe ka bërë 33 paraqitje për PSG-në këtë sezon dhe ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar plot 17 herë.
Por, francezi nuk ka luajtur për klubin e tij që nga muaji mars pasi pandemia e coronavirusit bëri që Ligue 1 ta mbyllte kampionatin dhe PSG-së iu dha titulli. /Telegrafi/