Site icon Telegrafi

Florentino Perez testohet pozitiv me COVID-19

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është testuar pozitiv me COVID-19.

Njoftimi është lëshuar nga klubi madrilen, të cilët gjithashtu kanë njoftuar se 73-vjeçari nuk ka simptoma.

Ai tashmë është izoluar me shpresën që nuk do të ketë komplikime shëndetësore.

Kujtojmë se Reali bën rregullisht testimet PCR dhe si rezultat i kësaj praktike, klubi kuptoi se presidenti është infektuar.

Vlen të theksohet se Zinedine Zidane do t’i kthehet sot (e martë) në stërvitje pasi ishte i infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version