Telegrafi

Florentino Perez takohet me Ancelottin për të diskutuar humbjet e fundit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti zhvilluan një takim pasi Los Blancos u mundën nga Real Sociedad të martën, me pjesën tjetër të sezonit në rendin e ditës.

Sipas gazetës Marca, Perez dhe Ancelotti u takuan për të diskutuar fazën vendimtare të sezonit, me Osasunën në finalen e Copa del Rey këtë të shtunë dhe Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.

Me sa duket dialogu mes të dyve ishte i rrjedhshëm dhe të dy ishin më shumë dakord sesa që patën keqkuptime, veçanërisht kur bëhej fjalë për dy humbjet në tre ndeshjet e tyre të fundit kundër Girona dhe Real Sociedad.

Lexo po ashtu Dalin emra të rinj që shihen si pasues të Ancelottit te Real Madridi

U diskutua gjithashtu nevoja për një reagim dhe dëshira për të siguruar që besimi të jetë i lartë në këtë fazë vendimtare të sezonit.

E përditshmja madrilene kujton se Perez u takua me Ancelottin pasi Real Madridi u mund 4-0 nga Barcelona në Santiago Bernabeu, kur italiani i tha atij se kishin një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve – një parashikim që u realizua.

Ancelotti është përballur me spekulime të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij, por pohon se dëshiron të qëndrojë në klub deri në fund të kontratës së tij në vitin 2024. /Telegrafi/