Florentino Perez duket se po i rrezikohet pozita e të parit te Real Madridi.
Vicente Boluda ka bërë të ditur se zyrtarisht do të kandidojë për postin e presidentit të Los Blancos.
“Do të kandidoj për postin e presidentit për të mirën e klubit kur do të mbahen zgjedhjet”, ka thënë ai në një intervistë për Marca.
Boluda ishte në vitin 2009 ushtrues detyre i të parit të klubit spanjoll, pasi Roman Calderon kishte dhënë dorëheqje.
Perez ishte zgjedhur për herë të parë president i Real Madridit në vitin 2000, për t’u rizgjedhur më pas në vitin 2004, por në vitin 2006 u tërhoq vullnetarisht.
Roman Calderon e mori drejtimin e klubit nga aty deri në vitin 2009, dhe Perez u rikthye për të udhëhequr një dekadë mjaftë të suksesshme.
Zgjedhjet presidenciale te madrilenët do të mbahen në vitin 2021 dhe Boluda ka bërë të ditur se do ta rivalizojë Florentinon. /Telegrafi/