Santiago Bernabeu i ri do të jetë një vepër arti dhe padiskutim stadiumi më i bukur në botë,.
Në klub është folur prej kohësh për një rinovim të stadiumit “Santiago Bernabeut”.
Sot ka qenë presidenti Florentino Perez, që e ka prezantuar me një video se si do të duket “Bernabeu” i ri. Pamjet janë mbresëlënëse, me kohëzgjatjen e punimeve që priten të jenë të paktën tre vite e gjysmë.
Për rikonstruksionin do të shpenzohen më shumë se 500 milionë euro.
Përpara se të prezantonte videon, Perez mbajti dhe një fjalim, ku u shpreh i lumtur që kjo bë bëhet.
“Pamjet janë mbresëlënëse, me kohëzgjatjen e punimeve që priten të jenë të paktën tri vite e gjysmë. Për rikonstruksionin do të shpenzohen më shumë se 500 milionë euro”.
“Ky është vendi që është admiruar për 117 vite. Akoma ëndërrojmë ta bëjmë Realin një ndër klubet më të admiruara në botë”.
“Ky klub i përket të gjithë madrilenëve dhe nuk menaxhohet për të përfituar”.
“Në bazë të këtyre parimeve dhe vlerave kemi punuar deri më sot pa u lodhur. Ky stadium do të jetë një ikonë për klubin dhe qytetin”, ka thënë Perez. /Telegrafi/