Telegrafi

Florentino Perez nderon Benzeman dhe Bellinghamin gjatë asamblesë së përgjithshme të Real Madridit

Sot (e shtunë) filloi asambleja e përgjithshme vjetore e Real Madridit. Ajo u hap me një fjalim të pasionuar nga presidenti Florentino Perez, i cili trajtoi disa tema gjatë monologut të tij.

Perez foli për sulmuesin Karim Benzema, i cili u largua nga Real Madridi gjatë verës pas një qëndrimi 14-vjeçar.

Ai shfrytëzoi rastin për të nderuar francezin, i cili aktualisht është në skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Ittihad.

“Dua të them lamtumirë një prej legjendave më të mëdha të Real Madridit, Karim Benzema. Tifozët e Real Madridit nuk do ta harrojnë kurrë futbollin tuaj. Ai është një lojtar që ka shkruar një epokë të mrekullueshme në klubin tonë. Ai është një lojtar unik dhe i papërsëritshëm. Faleminderit Karim Benzema”, ka thënë Perez.

Perez foli edhe për Jude Bellingham, padyshim lojtari më vendimtar i Real Madridit për momentin. Ai pranoi se pret gjëra të mëdha nga 20-vjeçari anglez.

“Ne kemi një skuadër që ka qenë produkt i planifikimit prej vitesh. Përzierja e përvojës dhe rinisë na jep entuziazëm dhe shpresë për të përballuar sukseset”.

“Si rezultat i kësaj, ne kemi inkorporuar Jude Bellingham, i cili vetëm në moshën 20-vjeçare është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një lider i kombëtares angleze. Ai është i destinuar të shënojë një epokë dhe të jetë një legjendë e Real Madridit”, shtoi i pari i Los Blancos.

Jo shumë do të kundërshtojnë vlerësimin e Perez për Benzema apo Bellingham, dhe Real Madridi do të shpresojë se ky i fundit mund të ketë një efekt të thellë në klub për shumë vite në vijim. /Telegrafi/