Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso dhe ai i Castilla, Raul Gonzalez po monitorohen nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Ish-mesfushori i Realit ka fituar admirues dhe lëvdata për punën e tij me Bayer gjatë 12 muajve të fundit.
Pritet që Carlo Ancelotti të largohet nga Real Madrid në vitin 2024 për të marrë postin e Brazilit.
Dhe me marrëveshjen e Xabit që skadon verën e ardhshme, ajo ofron një tranzicion të qetë nëse Florentino zgjedh të forcojë interesin e tij.
Megjithatë, Xabi nuk është kandidati i vetëm në shqyrtim pasi ka edhe mbështetje brenda klubit që trajnerit të Castillas, Raul, t’i jepet shansi.
Raul e ka ekipin Castilla në prag të promovimit në Segunda Division me ndeshjen e dytë të “Play-Off”-it të tyre kundër Eldense këtë fundjavë. /Telegrafi/