Të mërkurën në mbrëmje, me projektin e Superligës Evrpiane të dështuar, Florentino Perez u shfaq në radion spanjolle në përpjekje për të shpjeguar se çfarë po ndodh.
Presidenti i Real Madridit dhe Superligës diskutoi faktin se kaq shumë prej anëtarëve themelues tashmë kanë njoftuar se do të largohen nga projekti.
“Jam mjaft i trishtuar dhe i zhgënjyer sepse kemi punuar në këtë projekt për rreth tre vjet dhe mbase nuk kemi qenë në gjendje ta shpjegojmë mirë atë”, ka thënë fillimisht Perez për ‘El Larguero’ në Cadena SER.
“Formati i Ligës së Kampionëve është i vjetër dhe interesant vetëm nga çerekfinalet e tutje”.
“Ky format në mënyrë të qartë nuk funksionon, kështu që ne menduam se mund të kishim një format ku ekipet më të rëndësishme në Evropë luajnë kundër njëri-tjetrit që nga fillimi i sezonit”.
“Ne i kemi përpunuar numrat dhe kemi ndjerë se mund të bëjmë shumë më shumë para, më shumë para edhe për të gjitha ekipet e tjera”, përfundoi i pari i Superligës Evropiane.
Ndryshe, klubet angleze, Interi, Milani dhe Atletico Madridi tashmë janë tërhequr zyrtarisht nga ideja e jetësimit të Superligës Evropiane, ndërsa Reali, Barcelona dhe Juventusi ende nuk kanë bërë diçka të tillë zyrtarisht. /Telegrafi/