Zinedine Zidane ka konfirmuar largimin prej drejtimit të Real Madridit.
Francezi ka mbajtur një konferencë lamtumirëse për shtyp krahas presidentit të klubit, Florentino Perez.
Ky i fundit foli pas trajnerit duke thënë se është një ditë e zymtë, por që e di që një ditë do të kthehet Zizou.
“Për mua ishte një vendim i papritur dhe është një ditë e trishtuar për mua dhe për të gjithë ne që punojnë në këtë klub”.
“Unë e desha atë si lojtar dhe tani si trajner. Dua që ai të jetë gjithmonë pranë meje, por ne e dimë tashmë Zizou: kur ai merr një vendim, duhet ta marrim atë dhe ta respektojmë. Ai këtë gjë ma konfirmoi gjatë ditës së djeshme. E vetmja gjë që mund të bëjë është t’i ofroj dashuri dhe mbështetjen time”.
“Nuk mund të përgatitesha për një lajm të tillë. Ai më kujtoi kohën kur për herë të parë e vizitova në shtëpi për ta transferuar si lojtar. Ai ishte i gatshëm të luante në Madrid dhe këtë ma tha me vendosshmëri”.
“Dua t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj, pasionin tuaj, dashurinë tuaj gjatë këtyre viteve dhe sjellja juaj gjithmonë ka qenë shembullore që bazohen me vlerat e Madridit. Më shumë se një lamtumire unë do të doja të them se kjo derë mbetet e hapur për ty dhe e di se shumë shpejt do të kthehesh”, tha Perez.
Ndryshe, Zidane në dy vite e gjysmë si trajner i Real Madridit ka fituar plot nëntë trofe, ku përfshihen edhe tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga. /Telegrafi/