Telegrafi

Florentino Perez është takuar tashmë me Neymar Sr

Dëshira e Real Madrid për të nënshkruar me Neymarin është e ditur që nga koha kur ai luante në Brazil.

Në media bëhet i ditur lajmi që ka pasur një takim mes babait të lojtarit dhje presidentit të Los Blancos, Florentino Perez.

Neymar Sr. ditë më parë tha se  e ardhmja e sulmuesit është vendosur do të jetë te Paris Saint-Germain, por diskutimet për ta dërguar lojtarin në Madrid nuk ndalen .

Neymar dhe babai i tij

Sipas ueb faqes braziliane UOL, takimi është zhvilluar javën e kaluar me qëllimin e vetëm, që ta gjejnë rrugë e transferimit të Neymarit te Real Madridi.

Megjithatë, konsiderohet pothuajse e pamundur të bindet PSG që ta shes yllin e tyre.

Po ashtu edhe shuma që mund të kërkohet është jashtë asaj që e ka ndermend të paguajë Perez.

MARCA ka raportuar gjatë se gjigantët e LaLiga janë të vëmendshëm ndaj situatës së Neymar dhe pakënaqësisë e tij të dukshme në Ligue 1.

Perez ka kërkuar për përfitojë nga kjo duke arritur marrëveshje me lojtarin, por gjë që nuk po ndodh. /Telegrafi/