Marca kishte bërë raporte të ndryshme se marrëdhëniet mes lojtarëve të Real Madridit dhe trajnerit Jose Mourinho nuk ishin prej më të mirave.
“Unë po thyej rregullat e mia për të mos folur në shtyp për punët e klubit, kjo për shkak të seriozitetit të publikimeve nga Marca”.
“Unë nuk po flas për Iker Casillasin, e as nuk dua të mohoj informatat e dala në media. Unë nuk kam folur me Mourinhon, erdha këtu vetvetiu. Ata nuk mund të luajnë me një institucion si Real Madridi”.
“Është absolutisht e pavërtetë që kapitenët të mund të kenë thënë fjalë të këqija për trajnerin. Nuk ka pasur ultimatum as nga Ramos e as nga Casillas. Niveli i përgjegjësisë së kapitenëve nuk përshtatet me informatat e dhëna”.
“Por, ka kufinj që duhet të respektohen. Kjo është punë serioze. Nuk është një spekulim i rëndomtë për atë se kë mund të transferojmë apo largojmë, është punë burrash”, ka deklaruar Florentino Perez në konferencën për shtyp. /Telegrafi/