Telegrafi

Florentino lëvdon Zidanen pas triumfit

Florentino Perez ka lëvduar trajnerin Zinedine Zidane pas triumfit në penalti ndaj Atletico Madridti në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ndihem shumë krenar që të jem president i Realit aktualisht”.

Lexo më shumë: Deklarata e Diego Simeones

“Zidane ka qenë shumë me rëndësi për sezonin tonë. Ai më tha të njëjtën gjë sikurse në vitin 2001: ‘U kry, president’. Lojtarët do të festojnë qysh sonte”.

“Secili sezon është i vështirë. Ne luftuam deri në vërshëllimën e fundit. Liga e Kampionëve është në ADN-në e Realit. Eshtë gara më me rëndësi për ne”, u shpreh Florentino. /Telegrafi/