Site icon Telegrafi

Florent Muslija realizon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë

Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori nga Kosova ka gjetur sërish golin në sfidën në udhëtim te Sandhausen.

Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 0-1.

Por Muslija nuk u ndal vetëm me golin, pasi edhe asitoi te goli i dytë i realizuar nga Rohr në barazimin e Paderbornit 2-2.

25-vjeçari kësisoj shkon në kuotën e tetë golave dhe katër asistimeve këtë edicion në Bundesliga 2. /Telegrafi/

Exit mobile version