Telegrafi

Florent Muslija pritet të largohet nga Hannover, mund të rikthehet tek ish-skuadra e tij

Florent Muslija e nisi shumë mirë edicionin në Bundesliga 2 me Hannover 96.

Megjithatë mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në pjesën e dytë të sezonit më shumë ka qëndruar në bankën rezervë.

Ai humbi vendin e titullarit, teksa nuk është aspak i kënaqur me këtë situatë aktuale te Hannover.

Kjo ka bërë që talenti nga Kosova ta mendojë largimin nga Hannover dhe mbetet një opsion rikthimit tek ish-skuadra e tij Karlsruher SC.

21-vjeçari është blerë në vitin 2018 për 1,4 milionë euro nga Hannoveri, ndërsa për edicionin e ri mund të rikthehet tek ish-skuadra e tij.

Karlsruher në xhiron e fundit ka siguruar qëndrimin edhe për një vit në Bundesliga 2 dhe Muslija pritet të jetë një transferim i madh për të.

Reprezentuesi kosovar në rast se rikthehet tek ish-skuadra e tij atëherë mund të ketë hapësira më të mëdha për ta shfaqur talentin që ka.

Këtë edicion Florenti ka zhvilluar 22 ndeshje me Hannoverin ku ka shënuar dy gola.

Kujtojmë që Muslija ka zhvilluar tri ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës, teksa më parë ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë. /Telegrafi/