Site icon Telegrafi

Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu, por do të mbetet në Bundesliga

Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu pas një viti qëndrim te kjo skuadër.

Mesfushori kosovar luan thuajse në çdo ndeshje, por nuk është një titullar i rregullt dhe gjithmonë pret rastin nga banka rezervë.

Muslija ka luajtur 11 ndeshje këtë edicion për Freiburgun, por nuk ka shënuar ose asistuar në asnjërën nga to.

Ylli dardan është duke u kërkuar nga Bochumi, një tjetër skuadër në Bundesliga që ka për synim t’i shmanget rënies.

Lexo po ashtu Florent Muslija, njeriu asist te Kosova: Do të vijnë edhe golat, ndaj Rumanisë duhet të luftojmë për fitore

Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se reprezentuesi kosovar mund të huazohet te Bochumi në mënyrë që t’i ndihmojë kësaj skuadre për të qëndruar në Bundesliga.

26-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Karlsruher SC, Hannover 96 dhe Paderborn.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e reprezentuesit kosovar i cili në Bochum do të mund të luante më shumë dhe ta rikthente formën e dikurshme. /Telegrafi/

Exit mobile version