Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani ka gjetur këtë fundjavë gol në futbollin elitar hungarez.
Diosgyori VTK apo i njohur ndryshe si DVTK ka marr një fitore të madhe në shtëpi ndaj Paksit me rezultat 2-0.
Kjo fitore e vendasve vjen në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Hungarisë.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të mysafirëve ishte mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës, Florent Hasani.
Hasani shënoi golin e dytë të skuadrës së tij duke vulosur fitoren.
Ky gol i vushtrriasit erdhi në minutën e 78-të të ndeshjes për rezultatin 2-0.
Me këtë gol, Hasani shkon në shifrën e dy golave deri tani këtë sezon. /Telegrafi/