Telegrafi

Florent Hasani: Jam i lumtur dhe krenar që debutova te Kosova, do ta jap maksimumin

Florent Hasani debutoi te Kosova në humbjen 5-3 ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Talenti shqiptar ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ka debutuar në atë ndeshje historike dhe se do mundohet çdo herë të jap më të mirën nga vetja.

“Jam i lumtur që debutova në një ndeshje kaq historike dhe të rëndësishme për Kosovën. Jam krenar që mbroj këtë fanellë që nga U-15 dhe me nder, e kënaqësi do të mundohem çdoherë të jap maksimumin për vendlindjen time”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në Instagram.

Për aq minuta të luajtur, talenti i Përfaqësueses tregoi se është një lojtar që ka të ardhme të ndritur në futboll dhe se Kosova mund të mbështet tek ai në të ardhmen.

Aktualisht lojtari vushtrrias luan te skuadra Diosgyvori, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve është 550 mijë euro. /Telegrafi/