Florent Hadërgjonaj është deklaruar pas disfatës së pësuar ndaj Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht 2-1 si mysafir i shtetit fqinj në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Hadërgjonaj që shënoi golin e vetëm të takimit ka thënë se ai nuk mund të gjejë fjalë për këtë humbje të pësuar.
“Vështirë të gjejë fjalë pas kësaj ndeshje, ishim të përgatitur për fitore, të shkojmë në finale, të gëzojmë popullin tonë”, ka deklaruar Hadërgjonaj për SuperSport.
“Vështirë të gjejmë fjalë kur shohim si shkoi ndeshje, me shansin që patëm në fund”.
“Ka qenë një ëndërr për ne të shkojmë në EURO2020, por fatkeqësisht nuk e arritëm”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/