Florent Hadergjonaj është njëri nga lojtarët më të dashur për publikun kosovar.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe Kasimpasës sa herë që është në fushë jep maksimumin nga vetja dhe kjo e ka bërë atë ndër lojtarët më të dashur.
Hadergjonaj ka vendosur t’i shpërblejë tifozët e tij, me fanella, një të Kosovës dhe një tjetër të Kasimpasas.
26-vjeçari ka organizuar një lojë shpërblyese në profilin e tij në Instagram.
Hadergjonaj i ka bërë të qartë tifozëve të tij rregullat se si duhet të bëhen fitues të një fanelle të nënshkruar nga ai.
Kjo lojë është shumë e thjeshtë, pasi mjafton t’i etiketoni tre miq tuaj dhe ju automatikisht futeni në garë për ta fituar fanellën e mbrojtësit kosovar.
Reprezentuesi kosovar ka bërë me dije se pas një jave do të zgjidhet në mënyrë automatike fituesit e fanellave. /Telegrafi/