Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj është shprehur i kënaqur pasi fitoi çmimin e golit më të mirë të raundit në Ligën e Kombeve.
Kosova u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Play-Offit’ në Ligën e Komeve dhe goli i vetëm për Dardanët u shënua nga Hadergjonaj.
Ky gol i tij u vlerësua nga UEFA, e cila me votat nga e gjithë bota vendosi ta zgjedh si ‘Golin më të mirë të raundit’ në Ligën e Kombeve.
Hadergjonaj në këtë garë mposhti edhe rivalin e tij të ekipit të Serbisë, Sergej Milinkovic-Savic me golin e shënuar nga Norvegjisë, Gylfi Sigurdsson me golin e tij ndaj Rumanisë dhe Mathias Normann me golin ndaj Serbisë.
Ky çmim i fituar ka bërë që Hadergjonaj të reagojë në rrjetet sociale, duke treguar se ndihet i lumtur për këtë.
“Ndjenjë e pa përshkruar kur shënon gol për vendin tënd, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve”, ka shkruar Hadergjonaj në postimin e tij në Instagram. /Telegrafi/