Site icon Telegrafi

Florent Hadergjonaj: Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja

Florent Hadergjonaj (Foto: FFK-Kosova)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur për pozitën e tij në ekipin e Dardanëve.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese për Euro 2020 gjatë këtij muaji.

Dardanët të shtunën e presin Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa me datë 10 shtator udhëtojnë te Anglia në St’Marys.

Lexo po ashtu Hadërgjonaj u provua nga krahun e majtë, lojtari flet për këtë pozitë

Bernard Challandes ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, por mund të ketë rotacion të pozitave tek disa lojtarë shkaku i mungesave të mëdha.

Njëri nga lojtarët që mund të ndërroj pozitën është mbrojtësi i Huddersfieldit, Hadergjonaj.

Hadergjonaj gjatë një dueli në stërvitje me Edon Zhegrovën (Foto: FFK-Kosova)

Megjithatë, ai ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të treguar se për Kosovën mund të luaj secilën pozitë.

“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, ka shkruar Hadergjonaj. /Telegrafi/

Exit mobile version