Telegrafi

Florent Hadërgjonaj: E dimë se çka na pret në Suedi, por me ndihmën e shqiptarëve atje do të bëjmë ndeshje të mirë

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka thënë se i njeh mirë cilësitë e suedezëve dhe si në çdo ndeshje tjetër hyjnë për fitore.

Skuadra ka stërvitur sot në Hajvali, ku ka skuadra ishte në formë të mirë, ndërsa Hadërgjonaj shton se këtë ndeshje po e përgatisin mirë.

“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara”.

“Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira. Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje”.

“E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar”.

“Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, është shprehur Hadërgjonaj.

Edhe stërvitjen e nesërme Dardanët e zhvillojnë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në orën 12:00. /Telegrafi/