Në banesën e fundit u përcollën Florent dhe Florentina Mramuri, të cilët gjetën dje vdekjen në një gropë në Kolovicë.
Miq, familjarë, dhe banorë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy fëmijëve të familjes Mramuri.
Edhe nxënësit e shkollës ku vijonin fëmijët mësimin, dhanë një mesazh emocionues.
“U pa se çka bënë motra për vëllanë. Si mund t’i harrojmë sjelljet e nxënësve si ju? Kujtimi për ju do të na jetë prezent gjithmonë, derisa të jetojmë në këtë jetë mizore”, thuhet në mesazhin e një nxënëse. /Zëri/