Florence Pugh mahniti tapetin e kuq së bashku me Andrew Garfield në premierën e filmit të tyre të ri “We Live in Time” të premten.
Aktorja 28-vjeçare britanike, e cila së fundmi ka ndezur thashethemet për romancë me yllin e “Peaky Blinders”, Finn Cole, ‘vodhi shfaqjen’ me yllin e saj, 41 vjeç, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Pugh verboi me një fustan rozë, të zbukuruar me harqe mëndafshi të zinj, duke tërhequr tërë vëmendjen, shkruan DailyMail.
Flokët e saj biondë ishin stiluar në valë të buta, të shtrira në njërën anë, duke plotësuar zgjedhjen e saj të grimit minimal që nxirrte në pah bukurinë e saj natyrale.
Garfield, duke u dukur i mprehtë me një kostum gri të çelur, shoqëruar me një këmishë kafe, dukej elegant, teksa pozonte me krahun rreth Florences, duke krijuar një dyshe të mrekullueshme para kamerave. /Telegrafi/