Liqeni i Dojranit nuk ka stacion monitorimi për cilësinë e ujit. Këtu lind dyshimi a është uji i ndotur siç pretendojnë ekologët, ose i pastër siç pretendojnë banorët lokal dhe komuna, kështu thuhet në një video të përgatitur nga ‘Vidi Vaka’ e publikuar në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qendra rajonale për mjedis jetësor e kanë hulumtuar liqenin dhe kanë konstatuar se Flora dhe Fauna janë të rrezikuara, sipas të gjitha gjasave nga ujërat e zeza komunale. Lqeni vuan edhe nga një lloj i algave të cilat vështirësojnë depërtimin e oksigjenit të freskët. Kët alga zakonisht rriten në kushte tropikale si Brazili. Ushqehen nga kimikatet prej ujërave të zeza komunale. /Telegrafi/