Site icon Telegrafi

Flora Brovina do të nderohet me titullin “Qytetare nderi” e Peshkopisë

Nënkryetarja dhe njëherësh deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, do të nderohet më 27 prill me titullin “Qytetare nderi” nga Bashkia e Peshkopisë në Shqipëri.

Brovina me këtë titull do të nderohet për kontributin e saj shumëdimensional, duke filluar prej veprimtarisë për lirinë e vendit, e burgosur politike, humanitetin e saj për të drejtat e njeriut, sidomos të grave dhe fëmijëve, rolin e saj aktiv në krijimtari, si shkrimtare dhe gazetare, si dhe aktivitetin e saj të vazhdueshëm në avancimin e rolit të gruas në shoqëri./Telegrafi/

Exit mobile version