Site icon Telegrafi

Flora Brovina rrëfen për vuajtjet në burgjet serbe: Situata ngjante me një kamp përqendrimi ku je e zhveshur

Ish-deputetja e PDK-së dhe aktivistja e çështjes kombëtare Flora Brovina është rikthyer në televizion dhe ka folur për vuajtjet gjatë kohës kur ishte e arrestuar.

Brovina në emisionin Personale me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se pas arrestimit derisa po depërtohej në Serbi në radion e makinës ka dëgjuar për një marrëveshje në Kumanovë.

Ajo thotë se në burgun e Pozharevcit u bastisën dhe kontrolluan dhe situata ngjante me një kamp përqendrimi ku “je fare e pa veshur”.

“Në një sallë të madhe ku ishin gratë nga Kosova ishte një televizion ku po fliste Millosheviqi i cili po i uronte popullit serb përfundimin e luftës. Aty e kuptuam që ishim rob lufte”.

Brovina thotë se edhe për disa muaj nuk kishte asnjë kontakt me familjes derisa ka ardhur Kryqi i Kuq ndërkombëtarë ku i kishin thënë se të ka kërkuar djali në Amerikë.

Ajo thotë se në burg ishte torturuar si të gjithë shqiptarët tjerë.

“Në burg ke trajtim special, nuk të mbajnë si në pushime. Njerëzit kanë përjetuar tortura të mëdha, por kjo i ka bërë edhe më të fortë dhe i ka çelikosë”.

Ish-mjekja tregon se për herë të parë ka dëgjuar se mund të lirohet nga një ambasador i vendeve skandinave se “ai mund të ndikonte në gjykim”.

Brovina thotë se nuk ka pranuar të shkëmbehet dhe se ka dashur të jetë e fundit që do të lirohej./Telegrafi/

Exit mobile version