Rritja do të jetë më pak e dukshme në këtë mënyrë, ndërsa xhufkat do të shkëlqejnë
Ngjyrosja e mirë e flokëve do të thotë rritje më pak e dukshme dhe ngjyrosje më e rrallë.
Të gjitha femrat do të donin që flokët e tyre të rriteshin bukur, por jo në ato ditë kur rriten aq sa për të parë rritjen dhe e dinë që ngjyrosja duhet të vonohet për shëndetin e flokëve të kuruar. Megjithatë na vret sytë dhe mendojmë se të gjithë e vënë re.
Trinny Woodall, një influencuese e famshme britanike e modës, e bindi parukierin e saj t’i tregonte se si e zgjidh këtë problem, transmeton Telegrafi.
Duke qenë se Trinny ka flokë kafe të çelur, floktari i saj Marty zgjodhi një ngjyrë pak më të çelur për fijet e përparme rreth fytyrës së saj – sepse siç thekson ai, së shihen fillimisht të thinjurat dhe në këtë mënyrë ndryshimi midis tyre dhe flokëve të lyer do të duket natyral dhe më pak e dukshme.
Ai më pas shton disa xhufka të holla të errëta në pjesën tjetër të flokëve për të krijuar një kontrast më të fortë.
Marty tregon se është shumë e rëndësishme të dakordoheni me floktarin dhe të shikoni ngjyrën e flokëve në dritën e ditës, sepse çdo ngjyrë tjetër drite mund të krijojë hije, tone më të ftohta ose më të ngrohta, të cilat mund të duken të çuditshme. /Telegrafi/