Në video-xhirimin në vijim Chris Appleton thotë që ishte shumë me rëndësi që flokët e JLo të mbeten të lëmuara me gjithë ajrin e lagësht në Miami
Për këtë shkak asaj për fillim, si edhe modelit në xhirim, në flokë të njomura i ka qitur Color Wow Dream Coat, fiksues rezistues ndaj ujit, transmeton Telegrafi.
Pastaj ka tharë flokët me tharëse dhe me brushë të rrafshët, duke u kujdesur që tharësja e flokëve të jetë e orientuar në drejtim të qimeve.
Eplton më pas drejton zgjatjet e flokëve dhe i vendos ato në mënyrë diagonale, gjë që u mundëson që xhufkat të bien rreth fytyrës, jo mbi mollëzat e faqeve.
Mirëpo, si ai arriti të mbante flokët e azhurnuar në vend pas rutinës së vallëzimit të JLo?
Truku i tij është të shtrëngoni flokët natyralë disa herë me një pastrues para se tabashkoni zgjatimin me të, dhe më pas ta spërkatni me llak flokësh Color WoW Cult.
Për t’u bashkuar sa më shumë ekstensione vizuale me flokët natyralë në rrënjët tyre ka qitur Color Wow Root Cover Up i cili shërben për mbulimin e rritjes së tyre.
Si të përfitoni vëllimin e flokëve
Në videon e tij, ai mbështjell flokët e modelit të vet me ndihmën e presës qeramike për flokë, pastaj xhufkat e flokëve i kap ashtu të mbështjella për maje koke derisa të ftohen.
Kur të ftohen ai i mbështjell pjesën e njëjtë të flokëve, këtë herë me presë më të gjerë, para se t’i kapë sërish.
Pas 15 minutash, pasi që të ftohen, flokët janë të gatshme për t’i liruar.
“T’i lë flokët të kapura me mbështjellës më të vogël, ajo do të ishte tepër kaçurrel dhe nuk do të ketë atë vëllim seksi”, ka shpjeguar ai në video.
Për fund dhe për t’i zbutur furqetat, Appleton i spërkat me llak për shkëlqim Color WoW Extra Mist-ical dhe i kreh ato. Rezultati është flokët të butë dhe kaçurrelë me vëllim. /Telegrafi/