Site icon Telegrafi

Floktari i Hollywoodit: Kjo frizurë është në trend dhe i shkon perfekt secilës formë të fytyrës!

Edhe pse kurrë nuk keni ndjekur trendët e stileve të flokëve, sivjet do të mund ta keni shansin.

Floktari i personaliteteve të famshme, Larry King, thotë që aktualisht frizura më e popullarizuar u rri mirë bash të gjitha formave të fytyrës, transmeton Telegrafi.

Fjala është për bobin klasik, i cili që para disa vjetësh ka hipur në fron dhe nga ai nuk ka për të zbritur as në të ardhmen e afërt.

“Nëse më pyesni mua, bobi gjithmonë është në modë dhe nuk u nënshtrohet trendëve, prandaj njësoj mirë duket edhe te trevjeçaret edhe te 103-vjeçaret. Krahas kësaj është edhe zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjithë tipat e flokëve dhe u rri mirë secilës formë të fytyrës”, i ka thënë frizeri “Glamour”-it britanik.

Ai ka ndarë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni të gjitha përparësitë e kësaj frizure.

Nëse keni flokë të dendur, patjetër nga frizeri kërkoni që t’jua tëhollojë majat, në mënyrë që të mos dukeni si kërpudhë.

Lozni me mënyra të ndryshme të stilizimeve të frizurës bob – bëni flokët të lëpira, mbështillni, lidhni, shprishni… Nëse dëshironi të dukeni elegante, bëni bob diç më të gjatë, përafërsisht deri në nivel të supeve, ndërsa bobi deri në nivel të faqeve do t’ju sigurojë një dozë shijeje franceze.

“Nëse tashmë keni frizurën bob, ndërkaq keni dëshirë të ndryshoni – pritni balluket. Kjo është mënyra më e lehtë që të transformoni plotësisht frizurën tuaj, por edhe dukjen. /Telegrafi/

Exit mobile version