Floktari i njohur James Johnson, i cili kujdeset për stilizimin e flokëve të shumë personaliteteve publike, ka zbuluar se si ta bëni gërshetin sipas modelit të cilin e ka bartur Meghan Markle në kurorëzimin e saj.
Më e mira nga e gjitha është që nuk është e nevojshme të ndani orë të tëra për stilizim të flokëve, por këtë stil modern femëror mund ta “kopjoni” për vetëm 15 minuta, transmeton Telegrafi.
Udhëzim:
1. Mbështillni flokët, pastaj ndani disa tufa – nga qendra e vijës ndarëse drejt veshëve.
2. Me ndihmën e shiritit pjesën tjetër të flokëve lidheni në formë të bishtit ulët të kalit. Tani bishtin mbështilleni dhe shtrëngojeni.
3. Merrni tufat të cilat më parë i keni shpalosur, butësisht tërhiqni prapa dhe me ndihmën e shiritit të hollë elastik lidhni bisht (mbi bishtin e parë).
4. Bishtin bashkojeni me bishtin e parë, në mënyrë që të bëni bisht të dyfishtë. Forconi mirë me shirit.
5. Mbështillni bishtin lart, para se ta kapni me karfica.
6. Me ndihmën e karficave të vogla forconi gërshetin dhe varësisht nga dëshira juaj mund të lini ndonjë tufë që të dalë jashtë.
7. Në fund me ndihmën e sprejit për flokë forconi flokët. /Telegrafi/