Site icon Telegrafi

Flokët “Wavy bob”, trendi i momentit

Ashtu sikurse dhe pritet, trendet ndryshojnë shumë shpejt. Pas modës së flokëve të gjatë që zgjati shumë muaj, ato kanë kthyer sytë nga një model i ri flokësh, të shkurtër dhe të valëzuar, të cilin e kanë quajtur “Wavy bob”.

Stilisti i yjeve të Hollivudit, Julien Farel, tha se shumë yje kanë pëlqyer këtë model të ri flokësh. “Shoh shumë yje në tapetin e kuq me këtë model flokësh dhe më pëlqen shumë. Është një përqasje moderne ndaj feminilitetit”, tha Farel.

Ja disa femra të famshme që kanë guxuar dhe e ndjekin këtë modë të re:

Jennifer Lawrence

Taylor Swift

Halle Berry

Beyonce

Emma Stone

Karlie Kloss

Kerry Washington

/Telegrafi/
 

Exit mobile version