Site icon Telegrafi

Flokët tregojnë gjithçka

Mjafton një dietë rigoroze që harmonia në organizëm të dëmtohet. Nëse p.sh. tre muaj mbajnë një dietë të këtillë, femrat shpesh e vërejnë se flokët u bien shumë, që është rezultat i marrjes së pamjaftueshme të zinkut dhe hekurit.

Humbja e flokëve nuk do të ndërpritet deri atëherë kur të rregullohet ushqimi. Në ndërkohë, flokët do të jenë të holla, do t’i mungojë vëllimi, shkëlqimi dhe elasticiteti.

Nëse paushqyera vazhdon me vite, atëherë cikli i rritjes, rënies dhe ripërtëritjes së flokëve mund të dëmtohet në masë të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version