Po ju zbulojmë se cilën frizurë do të dëshironit në sezonin e ardhshëm!
Jen Atkin, frizere e njohur, e cila ka i ka bërë frizurën Khloe Kardashianit, Kylie Jennerit, Chrissy Teigenit dhe Gigi Hadidit, ka thënë se si lobi apo bobi i gjatë është gjë e së kaluarës, edhe pse është koha për disa frizura të reja.
Frizerja e famshme thotë se si gjatë vitit të ardhshëm frizura hit do të jenë balluket e DENDURA, transmeton Telegrafi.
Është me rëndësi që t’ju jenë balluket të prera mirë dhe bukur dhe atëherë pas çdo larjeje lërini dukjen e parregullt të flokëve, ndërkaq balluket thani me tharëse flokësh.
Natyrisht, nuk do t’u rrijë të gjithave mirë tipi i njëjtë i ballukeve dhe më së miri është që frizerja t’ju rekomandojë balluket ideale për formën e fytyrës suaj.
Frizrën e re me balluke tashmë e kanë provuar moderatorja Chrissy Teigen dhe modelja Karlie Kloss dhe duhet domosdo të pranojmë që na kanë pëlqyer shumë se si duken!
Balluket tërë fytyrës i japin një dozë freskie dhe mund të ndryshojnë plotësisht dukjen e ndokujt.
Edhe pse bobi tjetër do të jetë gjithmonë i njohur si frizura më e popullarizuar e cila nga froni nuk ka zbritur madje dy vjet, me gëzim i kemi pritur balluket. /Telegrafi/