int(1) Flokët simite, trendi i fundit në Hollywood - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Flokët simite, trendi i fundit në Hollywood

Trendin më të ri veror të stilit të flokëve – simite në formë krofneje, e kanë lansuar yjet e filmit Reese Witherspoon dhe Kate Bosworth. Kjo frizurë bëhet shumë thjeshtë dhe ju duhet vetët vetëm një çorape griloni më e trashë.

Udhëzimin se si bëhet një simite në formë krofneje e vendosi në Youtube stilistja Wendy Nguyen, kurse videon e kanë shikuar me miliona femra.

Merrni një çorape griloni më të trashë dhe prejeni pjesën ku hyn shputa e këmbës. Sa më i trashë të jetë çorapja, ‘simitja’ do të jetë do të jetë më e plotë.

Kapni flokët në formë të bishtit të kalit dhe vendosni një llastik gome. Pastaj bishtin tërhiqeni nga pjesa e çorapit, e cila ka formën e gypit.

Çorapen kapeni me fundin e bishtit dhe silleni disa herë së bashku me flokët nga maja e kokës.

Kur të përfitoni formën e krofnes, përforconi simiten me disa kapëse.

Në fund, përmirësoni fijet rreth simites me krehër, dhe nëse keni flokë të dendura, drejtojini qimet e lakuara me anë të xhelit për flokë. Që “krofna” të jetë e fortë, përdorni sprej për flokë. /Telegrafi/

Exit mobile version