Pas American Music Awards, njerëzit folën ndër të tjera për performancën e Jennifer Lopez me Malumën, e cila për pak u censurua si edhe për faktin që pamja dhe veshja dukej si kopje ose frymëzim nga Beyonce në Grammy 2014
Sidoqoftë, jemi këtu për të folur për flokët e Jennifer.
Kjo pamje e lagur qëndron në modë prej pak kohësh dhe përgjithësisht është një pamje të përshtatshme më së shumti për në verë ose për ngjarje glamuroze.
Por nëse heqim disa detaje të teknikës që përdoret zakonisht për të krijuar këtë pamje “flokësh të lagur”, mund të përfundojmë me një model të shkujdesur, dimëror dhe të këndshëm.
Teknika standarde:
1 – Sigurohemi që flokët janë pak të lagur (jo shumë).
2 – Aplikojmë një shkëlqyes për flokët.
3 – Hedhim një sprucues me teksturë matte.
4 – Aplikojmë llak flokësh.
Shkëlqyesi i flokëve u jep fijeve një pamje më të lagur, por nëse nuk e përdorni, pamja do të jetë më natyrale dhe më e përshtatshme për këtë sezon.
Për një ide më të qartë, ndiqni këtë video ilustruese: