Site icon Telegrafi

Flokët: si të parandalojmë majat e dyfishta

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Pse formohen?
Në thelb mund të themi se sa me shumë flokët janë të brishtë, të hollë, të dobësuar, aq më e lehtë është të degëzohen.
Ndikojnë dhe veprimet e shpeshta (përfshirë përdorimin e ekzagjeruar të furçës), të cilat kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për të përshpejtuar procesin e formimit të majave dyfishe.

Shkaqet termike – përdorimi i tepruar i tharëses së flokëve, shufrës për drejtimin dhe dredhjen e flokëve.
Shkaqet kimike – për shkak të ngjyrave, zbardhuesve, etj., rezultati është i njëjtë: flokët pa jetë, të lehtë për t’u këputur dhe shfaqja e majave dyfishe.

Nëse ekzistojnë, duhen prerë

Nëse nuk dëshironi të arrini deri në përdorimin e gërshërëve, duhet të ndiqni me këmbëngulje dhe saktësi një sërë rregullash që parandalojnë formimin e majave dyfishe. Pasi të jenë formuar, për fat të keq, nuk mund të bëni asgjë… përveçse t’i pritni!

Mund të reagoni më herët duke i parandaluar, me anë të këshillave të mëposhtme, shumë praktike dhe të thjeshta:
▪ Përpiquni të përdorni sa më pak të jetë e mundur tharësen e flokëve;
▪ Përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë prej druri;
▪ Përdorni llastik të butë, i cili nuk i traumatizon flokët;
▪ Para se t’i thani, aplikoni një produkt, i cili mbron nga i nxehti dhe ndotja;
▪ Aplikoni në mënyrë të rregullt maska ushqyese që i hidratojnë dhe forcojnë flokët.

MASKAT USHQYESE
Nuk ka nevojë të shpenzoni gjysmë e pagës për trajtime ekskluzive të shtrenjta. Natyra për shekuj na ofron të gjithë përbërësit për t’u kujdesur për bukurinë tonë.
Këtu janë dy receta për maska të përgatitura në shtëpi, të thjeshta dhe efektive.

Maskë 1
Përbërësit: vaj ulliri, vezë dhe uthull molle.
Përgatitja: Vendosini vezët në një tas, shtoni dy lugë vaj ulliri dhe dy uthull molle. Ngroheni përzierjen në një banjë avulli, aplikojeni në skajet dhe lëreni për rreth gjysmë ore.
Shpëlajeni dhe vazhdoni me shampo të zakonshme.
Rezultati: Majat e flokëve plot shkëlqim.

Maskë 2
Përbërësit:
Vaj argani, lini dhe ricini.
Përgatitja: Përzieni vajrat, aplikojini në skajet dhe lërini derisa të përthithen nga flokët.
Shpëlajini dhe vazhdoni me shampon të zakonshëm.
Rezultati: Majat e flokëve të hidratuara.
/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version