Kërkimet në internet për flokët rozë janë rritur 900%.
Duket se karantinimi ka ndikuar, pasi në atë kohë, ne nuk kishim ku të shkonim dhe asgjë për të bërë, kështu që eksperimentimi i flokëve në shtëpi u shfaq si burimi kryesor i argëtimit dhe një mënyrë për të qetësuar impulset tona krijuese.
Plus, rezultati ka më pak rëndësi kur familja juaj është e vetmja që do ta shohë atë.
Javët pa vendosur grim, duke qëndruar ashtu si jemi, duket se po sjellin trendin e radhës.
Ai është lyerja e flokëve ngjyrë rozë. Është një ngritje e menjëhershme e humorit gjatë një kohe të zymtë.
Këtij trendi i janë bashkuar edhe vajzat e famshme, kështu që nëse ju duhet inspirim mund t’i shihni rezultatet e tyre më poshtë:
/Telegrafi/